Mbi ceremoninë e çeljes së ekspozitës "Pasioni i të dukshmes” në Galerinë Bashkiake të qytetit Hania

Kretë - Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, mori pjesë në ceremoninë e çeljes së ekspozitës "Pasioni i të dukshmes”, në Galerinë Bashkiake të qytetit Hania, ku u bë prezantimi i veprave bashkëkohore të koleksionit të artistëve Antonis dhe Azias Chatziioannou.
 
Këtë event e nderuan me praninë e tyre Nën Prefekti i Qarkut Hania, z. Nikolaos Kalogeris, Kryetari i Bashkisë Hania, z. Panagiotis Simandirakis, Nënkryetari për Çështjet e Kulturës, z. Ioannis Giannakakis, dashamirës të artit, si dhe personalitete të shquara në fusha të ndryshme, të politikës, artit, kulturës dhe shkencës.
 
Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë përcolli një falenderim të veçantë për pjesëmarrjen e Ambasadores Hajdaraga në këtë event.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30