Njoftim i Shërbimit Konsullor

NJOFTIM I SHËRBIMIT KONSULLOR

Njoftojmë të gjithë qytetarët se:

  • Çdo lloj çertifikate që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi  (Liksiarchio & Dhimo), si çertfikata lindje, vdekje, familjare, martese etj. vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Prefekturat (Periferia) e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe dërgohen në Shqipëri në Zyrat e Gjendjeve Civile. 
  • Çdo lloj vendimi i dalë nga Gjykatat greke si dhe prokurat e ndryshme që lëshohen nga Noterë grekë (Simvoleografos), vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe përdoren në Shqipëri.
  • Vendimet e zgjidhjes së martesave të Gjykatave greke, pasi marrin VULEN APOSTILE dhe dërgohen në Shqipëri, duhet detyrimisht të njihen nga Gjykata e Apelit e Rrethit përkatës në Shqipëri.
  • Zgjidhjet e martesave të bëra me marrëveshje tek Noterë grekë (Simvoleografos), duhet të pajisen me VULË APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen, dhe më pas njihen direkt nga Zyrat e Gjendjes Civile përkatese në Shqipëri.

Të gjitha dokumentet e lartpërmendura përkthehen në Shqipëri.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30