Njoftim i Zyrës Konsullore Athinë

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Për të marrë shërbime pranë Zyrës Konsullore Athinë, ju duhet të kryeni paraprakisht kërkesën elektronike nëpërmjet platformës digjitale www.e-albania.al.

Theksojmë se aplikimi elektronik mund të kryhet individualisht nga telefoni juaj celular ose kompjuteri juaj personal dhe ka kosto zero:

RISITË E SHËRBIMIT KONSULLOR PRANË AMBASADËS SË RSH-së ATHINË:

-Caktimi nga vetë qytetarët në çastin e aplikimit të datës dhe fashës orare të takimit. Gjatë paraqitjes në Ambasadë duhet të keni me vete e-mailin me detajet e takimit (datë, fashë orare, numër rradhe i cili gjenerohet automatikisht nga sistemi). Data e takimit mund të caktohet edhe brenda 24-orëve, për shërbimin gjatë orarit zyrtar. Shtetasit janë të lutur të respektojnë në mënyrë strikte detajet e takimit të caktuar nga ata vetë.

-Pagesa e faturave të shërbimit në çdo sportel nëpërmjet aparaturave POS të cilët pranojnë çdo lloj karte bankare dhe kanë komisionin më të ulët të transaksionit bankar (1eu). Inkurajojmë bashkëatdhetarët tanë të kenë me vete kartë bankare në momentin e paraqitjes në sportel, për përshpejtimin e procedurave.

Më poshtë gjeni hapat të cilat duhet të ndiqni për kryerjen e aplikimit elektronik në www.e-albania.al:

Hapi i parë: REGJISTROHU

1. Kodi i përdoruesit (NID): Vendosni numrin e identifikimit i cili gjendet në pasaportën biometrike/kartën ID/çertifikatën tuaj, psh. H12345678J ;
2. Fjalëkalimi: Nuk duhet të përmbajë emrin tuaj;
3. E-mail: Vendosni adresën e postës suaj elektronike, pasi do ju nevojitet për shërbimet e ardhshme;
4. Telefoni: Duhet të përmbajë prefiksin, 003069xxxxxxxx
5. Emri, atësia, mbiemri: Kini kujdes me gërmat “ë” dhe “ç” pasi duhen vendosur siç janë në çertifikatën tuaj.
6. Pyetja e sigurisë: Përzgjidhni një pyetje sigurie dhe mbani mend përgjigjen, pasi do ju vlejë në rast se harroni fjalëkalimin.

Në përfundim të regjistrimit do t'ju vijë një kod me 4 shifra në e-mailin tuaj dhe një link për aktivizimin e llogarisë suaj në e-albania. Vendosni kodin në rubrikën ku ju kërkohet si dhe aktivizimin e llogarisë nga e-maili juaj. Në përfundim të këtij procesi do t’ju vijë një mesazh elektronik për regjistrimin e kryer me sukses.

Hapi i dytë: HYR

1. Identifikohu: Qytetar
2. Vendosni kodin e përdoruesit (NID) si dhe fjalëkalimin e krijuar.
3. Kërko shërbimin: Aplikim për pasaportë dhe kartë ID/prokurë e posaçme/ vërtetim/ deklaratë/ lidhje martese etj.
4. Krijo aplikim të ri: Mbushni rubrikat e paplotësuara dhe në fund ngarkoni foton e pasaportës suaj aktuale ose denoncimit të policisë në rast humbje.
5. Përzgjidhni datën dhe orën tuaj të takimit.
6. Apliko: Në përfundim të aplikimit do ju vijë një kod shumëshifror në varësi të shërbimit të kërkuar, psh. 03ATxxxxxx për pasaportë, së bashku me datën dhe orarin e caktuar nga ju, si dhe numrin e rradhës të gjeneruar nga sistemi.

Sjellim në vëmendjen tuaj dhe njëherë se aplikimi kryhet individualisht dhe pa kosto. Në rast pamundësie ose mungese njohurish në fushën e internetit, ju mund të kërkoni asistencë pranë Ambasadës ose nga të afërmit tuaj të cilët kanë njohuri. Aplikimi nuk është i vështirë. Shmangni rritjen fiktive të kostos së shërbimit që merrni, duke kryer pagesa të panevojshme për kryerjen e aplikimit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30