Takim me kreun e sindikatës së prodhuesve dhe konservimit të frutave të Greqisë dhe njëkohësisht edhe referues i ligjit në qeverinë greke, z. Christos Janakakis

Ambasadorja Hajdaraga, zhvilloi një takim me kreun e sindikatës së prodhuesve dhe konservimit të frutave të Greqisë dhe njëkohësisht edhe referues i ligjit në qeverinë greke, z. Christos Janakakis.

Në fokus të takimit ishin ndryshimet e fundit ligjore lidhur me përmirësimin, përshpejtimin dhe thjeshtëzimin e procedurave të punësimit për kategorinë e punonjësve sezonalë që do të punësohen këtë vit në shtetin grek dhe votimi i tyre në parlamentin grek në ditët në vijim.

Ambasadorja Hajdaraga, vuri në dukje se falë bashkëpunimit mes dy vendeve, u bë i mundur përmirësimi i ligjit, i cili jo vetëm u thjeshton procedurat shtetasve shqiptarë që dëshirojnë të punësohen sezonalisht në Greqi, por i akseson atyre shërbim të plotë shëndetësor dhe i fut ata në skemën e pensioneve si gjithë shtetasit vendas.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30