Takim në nivel ekspertësh në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit të Greqisë

Takim në nivel ekspertësh në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit të Greqisë, lidhur me çështjet dhe problematikat me të cilat përballen shtetasit shqiptarë në Greqi

Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga dhe juristë shqiptarë në Greqi, ekspertë në ligjin e imigracionit, zhvilluan një takim me Sekretarin e Përgjithshëm z. Patroklos Georgiadhis, dhe ekspertë ligjorë pranë kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, u bisedua lidhur me problematikat e ndryshme që hasin shtetasit shqiptarë në Greqi: si vonesat në rinovimin e lejeve të qëndrimit; kufizimi i lëvizjes në zonën Schengen; problemet e krijuara në rinovimin e siguracioneve shëndetësore dhe ndihmave sociale; problematikat e hasura me platformën e aplikimit, etj.

Gjithashtu, nga pala shqiptare u përcollën disa propozime që lidhen me problematikat e mësipërme, si dhe disa ndryshime dhe amendamente në Kodin e ri të Imigracionit, i cili hyri në fuqi më 1 prill 2024, por dhe lidhur me lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë të moshës së tretë, krijimin e shërbimeve specifike për asistencë të kësaj grupmoshe, digjitalizimin e plotë të procesit për aplikim, dhe lidhur me zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit dhe uljes së kostove për aplikimet për kategoritë e ndryshme të lejeve.

Sekretari i Përgjithshëm, z. Georgiadhis ishte pozitiv ndaj pikave të parashtruara nga Ambasadorja Hajdaraga dhe eskpertët shqiptarë, dhe u shpreh së disa nga këto pika do të pasqyrohen në projektligjin e ri të Imigracionit.

Të dyja palët u dakordësuan se kategoria e shtetasve shqiptarë që ka nevojë për zgjidhje urgjente të problematikave që lidhen me lejet e qëndrimit janë shtetasit shqiptarë të moshës së tretë, në prag të pensionit.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00