Japonia përkujtoi më datën 6 Gusht, 68 vjetorin e bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe me 9 Gusht atë në Nagasaki, me zotimin për t’i kërkuar vendeve me arsenal atomik, të eliminojne armët bërthamore.Rreth 50,000 njerëz u mblodhën në Parkun e Paqes së Hiroshimës, pranë cenotafit që është ndërtuar mbi epiqendrën e shpërthimit. Mes tyre ishin personalitet me të larta të politikës japoneze, OKB-së dhe trupit diplomatik të akredituar në Tokio. Në këtë ceremoni, për herë të parë, Ambasadori i RSH, Dr. Bujar Dida u ftua të vendoste kurorën me lule në emër të trupit diplomatik.