![](https://ambasadat.gov.al/japan/sites/default/files/styles/article/public/field/image/Lajm%20016.jpg?itok=QxzYfsfE)
Ambasadori Ermal Muça ka pritur në një takim në ambasadë z. Kotaro Yoshida, CEO i Shinko Holdings, kompani që ofron produkte me teknologjinë më inovative në fushën e ndërtimit, përfshirë përforcimin e strukturave mbrojtëse ndaj tërmeteve.
Vizitorët ofruan njohuri mbi ekspertizën dhe produktet e kësaj kompanie, ndërsa u informuan mbi legjislacionin miqësor dhe lehtësirat që ofron vendi ynë për investitorët e huaj. Palët ndanë vullnetin e përbashkët për eksplorimin në vijim të mundësive konkrete të bashkëpunimit.
Në takim mori pjesë edhe Profesor Gjergj Dodbiba nga Universiteti i Tokios, i cili prej dekadash ofron kontribut dhe na përfaqëson me krenari në këtë universitet.