Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Teneqexhiu mori pjesë në eventin e organizuar nga Presidenti i Shoqatës japoneze të turoperatorëve- Overseas Tour Operators Assocation of Japan (OTOA) z.Takahiko Ohata. Në këtë pritje morën pjesë drejtuesit kryesor të Ministrisë së Tokës,Infrastrukturës,Transportit dhe Turizmit (MLIT), trupi diplomatik i akredituar në Tokio, deputetë etj.Gjatë pritjes, z.Teneqexhiu zhvilloi një takim të shkurtër me Drejtorin e OTOA-s,z.Junichi Tanaka, i cili i bëri me dije Ambasadorit se duke filluar nga viti 2018 , Shqipëria do të përfshihet në paketën turistike ballkanike, si një mundësi për rritjen e numrit të turistëve që do të vizitojnë vendin tonë.Më tej,z.Teneqexhiu u takua me Zv.Ministrin e Tokës,Infrastrukturës,Transportit dhe Turizmit z.Naoya Haraikawa.Biseda u përqendrua në mënyrë të vecantë mbi qytetet e pranuara si pjesë e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s , Berati, Gjirokastra dhe Butrinti .