Më 22 shkurt, për rreth 95 minuta, Z. KISHIDA Fumio, Kryeministër i Japonisë, zhvilloi një takim dhe darkë pune me Z. Edi RAMA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Pas tre vitesh, përsëri Tokyo Ambassadors Night. Ambasadori Teneqexhiu mbajti një fjalë të shkurtër dhe ngriti një dolli sipas traditës, në emër të trupit diplomatik të akredituar në Japoni.
Më datë 20.02.2022, në ambjetet e Parlamentit Japonez, ambasador Teneqexhiu u prit në një takim nga Zoti Minoru Kiuchi , antar i Dhomës së Perfaqësuesve dhe Sekretari i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri.Mik i vecantë i vendit tonë. U diskutua në detaje, rreth vizitës së ardhëshme të Kryeministrit tonë në Japoni. Zoti Kondo drejtor i Drejtorisë për Evropën Qendrore dhe Juglindore pjesë e rendësishme e koordinimit të përbashkët.
Biseduam me zoterinjtë Fujitsuko dhe Keko, respektivisht drejtor dhe zv drejtor Departamentit për mardhëniet me jashtë të Japan Association for the 2025 World Exposition, rreth procedurave që garantojnë një pjesmarrje të sukseshme të Shqipërisë në EXPO 2025.
Së bashku me mikun tim, Sabri Kicmari,Ambasador i Republikës së Kosovës, ndamë disa momente të frytëshme me Zotin Minoru Kiuchi, Kryetar i Komitetit të Jashtem, antar i Dhomës së Përfaqësueseve të DIET dhe Sekretar i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar të Miqesise Japoni Shqipëri,gjatë pritjes së përvitëshme organizuar nga Zoti Kiuchi.
Me rastin e vizitës së Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, znj.Bettina Cadenbach, vendet e NATO-s ne Tokio dhe JIIA, u mblodhen se bashku në Simpoziumin e Sigurisë NATO-Japoni.
Me datë 25 Nëntor, Ambasada e RSH, ne Tokio se bashku me Ambasaden e Republikes se Kosoves organizoi një pritje festive ne ambientet e Hotel Koko Ginza. Ky aktivitet ishte një mundësi për pjesëtarë te komunitetit shqiptar në Japoni, si dhe të ftuar te tjerë për të kremtuar se bashku 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe 78 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Atdheut.
Së bashku me Z. Sabri Kicmari, Ambasador i Republikës së Kosovës, patëm rastin të bashkëbisedojmë me zotin Miroslav LAJČÁK, përfaqesuesi special të EU për dialogun Prishtine-Beograd dhe për cështje të vendeve të Ballkanit Perendimor.
Një vizitë në Hosei University, themeluar në vitin 1880, me rreth 30 mijë studente.Ndër to studentet tanë, Xhonklei Hoxha,Errita Zuna,Genti Imeraj.Na u bashkua edhe Malvina Ferra nga Tokyo University.Zhvillova një bisedë me profesor Yu Keping i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë së këtij Universiteti.Shtimi i studenteve nga vendi ynë dhe shkëmbime programesh në qëndër të bisedës tonë.