Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z.Dida dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës Sh.T.Z. Shala kanë bashkuar komunitetin shqiptar për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë në mjediset e ambasadës së RSH në Tokio. Pas himnit kombëtar të Shqipërisë dhe Japonisë, ambasadorët përshëndetën së bashku pjesmarrësit dhe më pas festa vijoi me foto pranë flamujve të bashkuar, muzikë dhe valle shqiptare.Shumë urime telefonike dhe mesazhe mbërritën edhe nga nga komuniteti shqiptar në Japoni që nuk mundi ti bashkohej festës per shkak të largësisë, si edhe urime të tjera që erdhën nga Kosova dhe Shqipëria dhe që e përcollën këtë festë jubilare në kohë reale përmes lidhjeve të komunikimit social.