Prezantimi i Shqipërisë tek nxënësit japonezë

Ambasada e RSH në Tokio, organizoi për herë të dytë prezantimin e Shqipërisë në shkollën fillore Akashi që ndodhet pranë Ambasadës. Aktiviteti ishte edhe në kuadrin e inaugurimit të shkollës së re dhe për shumë nxënës dhe mësues të saj shërbeu për tu njohur me Shqipërinë, historinë, gjeografinë dhe kulturën e saj, kostumet dhe vallet e mrekullueshme shqiptare, vendlindjen e Nënë Terezës (figurë mjaft e njohur në Japoni), gjuhën shqipe, Ambasadën Shqiptare që ndodhet pranë saj, etj.Nxënës dhe mësues të kësaj shkolle treguan mjaft interes për vendin tonë, dhe me kuriozitet nxënësit mësuan dhe arritën të shqiptonin shumë mirë fjalë shqipe, ndërsa mbi të gjitha pëlqyen dhe memorizuan shkëlqyeshëm përdorimin e fjalës shqipe "Faleminderit "

Adresa

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
4F Hokkoku Shimbun Bldg.
6-4-8 Tsukiji, Chuo-ku.
Tokyo 104-0045

Tel / Fax

Tel. 03-3543-6861
Fax: 03-3543-6862
Nr. i emergjences: 03-3543-6861

E-MAIL

embassy.tokyo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë – E Enjte 9.00 – 17.00
E premte 9.00 – 15.00