Më 19 tetor, Ambasadori Ermal Muça u takua me një grup të rinjsh shqiptarë që kryejnë studimet pasuniversitare në Tokio. Krahas zgjerimit të ekspertizës në fusha të rëndësishme, ata e përfaqësojnë denjësisht Atdheun në universitetet ku studiojnë dhe kontribuojnë për promovimin e Shqipërisë dhe lidhjeve me Japoninë.