DITA E ULQINIT 2016

Me rastin e Dites se Ulqinit, Komuna organizoi Kuvendin solemn, ne te cilin moren pjese Presidenti i Malit te Zi, z. Filip Vujanovic, perfaqesues te Trupit Diplomatik, deputete, kryetare te partive politike, perfaqesues te komuniteteve fetare, përfaqësuesit e organeve dhe institucioneve publike, si dhe sektorit civil dhe medieve, qytetare te Ulqinit dhe rrethinave perreth etj.

Ne fjalen e tij pershendetese, Kryetari i Kuvendit Komunal, z. Loro Nrekiq, (DPS) vleresoi krijimin e koalicionit te ri te gjere ne Ulqin si nje arritje mbi baze mirekuptimi dhe duke lene pas merite. Ky model bashkepunimi mund te ndiqet edhe nga komunat e tjera. Ai u shpreh besimplote se per Ulqinin do te punojne te gjithe se bashku dhe me mbeshtetjen e DPS, si partia me e madhe. “Shumë sfida janë para nesh, por nëse punojmë në mënyrë sinqertë dhe bashkë, rezultatet pozitive do shfaqen shpejt”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Kryetari i ri i Komunes se Ulqinit, z. Nazif Cungu, ne fjalen e tij shprehu kenaqesine per arritjen e koalicionit, por pakenaqesine per situaten ne te cilen ndodhet qyteti, ku ka papunesi dhe ku studentet emigrojne jashte vendit. Megjithate, si prioritete, ai permendi: 1) Konsolidimin e financave te Komunes; 2) Miratimin e planit urbanistik; 3) Pergatitjen per sezonin e ri turistik. Gjithashtu, ne fjalen e tij ai vleresoi edhe perlat e kesaj zone, si Valdanosi, kalaja etj, per te cilat do te behen te gjitha perpjekjet per thithjen e investimeve huaja dhe atyre nga diaspora.

Gjate Dites se Ulqinit u dha edhe nje koncert sinfonik me te rinjte nga Mali i Zi dhe Shqiperia, nen drejtimin e dirigjentit nga Brukseli, Daniel Glineur. Mes tyre spikaten violinistet Marsiona Bardhi, Sara Zoto, Erind Haxhasiani, pianisti Amir Xhakoviq nga Shqiperia dhe violinisti Luka Perazic dhe sopranot Zorana Latkovic dhe Xhulija Pelingu nga Mali i Zi. Per kete koncert dhe ato qe do te zhvillohen ne Podgorice dhe Shkoder, Ambasadori Filo ka pritur ne zyren e tij dy muaj me pare grupin organizator dhe u ka dhene mbeshtetje permes kontakteve me institucionet tona.

Gjate Dites se Ulqinit u organizuan edhe aktivitete te tjera, si Panairi rajonal i artizanateve, arteve vizive dhe produkteve nga ulliri si dhe Gara ne sporte luftarake me temen ”Sporti është jetë”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00