Ekspozita fotografike "Colours of Albania" ne Ulqin - 28 Mars 2019
Kjo eshte hera e pare qe Ambasada organizon këtë ekspozite fotografike dhe qellimi i saj është promovimi i Shqiperise, nëpërmjet publikimit të imazheve.
Gjate fjales pershendetese Ambasadori Kurtezi theksoi: “Colours of Albania” eshte nje ekspozite e cila permes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jone, që tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi, të cilat ja vlen t’ia rrëfesh tjetrit. Fotografitë janë në vetvete rrëfenja të ngrira në kohë dhe nje kujtesë nga kapja e një casti të ikur përgjithmonë, dicka që kurrë nuk mund të përsëritet dhe kjo është pikerisht ajo cka e bën fotografinë, një formë unike arti. Vecantia e kësaj ekspozite qëndron te deshira për të arritur jo vetëm një audiencë te gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të atdheut tonë - Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme.