Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka hapur zyrën koordinuese në Tuz.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu,dhe Sekretari Faik Nika. Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, z. Ernal Filo dhe Sekretari i Ambasadës së Kosovës, Blerim Xhemajli, Kryetari i Kuvendit të KU Tuz, Fadil Kajoshaj, Kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj dhe Kryetari i Degës së Malësisë i LD në MZ-së Nikollë Camaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Nimanbegu tha se kjo zyrë do të jetë një urë lidhëse midis KKSH dhe shqiptarëve në këto treva dhe do të jetë po ashtu në shërbim të tyre. Kjo zyrë do të nisë iniciativa dhe do të hartojë projekte. Qëllimi është që në këto treva, si popull autokton të zhvillohemi dhe gëzohemi familjarisht dhe të jemi pjesë e integruese e shtetit ku kemi dhënë kontributin tonë.

Edhe pse me vështirësi familjare, Zyra në Tuz është zyra e dytë koordinuese që hapet pas asaj të vitit të kaluar në Plavë.

 

 

https://youtu.be/3T7eN3aGkzE

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00