Me datën 14. korrik 2016 në Tiranë u mbajt mbledhja e ambasadorëve.
"Së bashku me kolegun italian Gentiloni çelem fillimit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve #DIPLOALB2016.
E falenderoj Ministrin Gentiloni, që ndau me trupin diplomatik shqiptar mendimet e tij mbi zhvillimet më të fundit në kontinent, rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve si dhe mbi fokusin e veçantë që i kushton Italia zhvillimeve në rajon.
Konferenca ishte një mundësi e mirë për të bërë një përmbledhje të aktivitetit të MPJ-së gjatë dy viteve të fundit, si dhe për të diskutuar mbi zhvillimet, parimet themelore dhe objektivat e politikës së jashtme të vendit.
Një nga produktet konkrete të ditës së parë të konferencës ishte lançimi i Inicativës së Tiranës, si një instrument që do të ndihmojë në monitorimin e Procesit të Berlinit në funksion të integrimit evropian të vendit."