Në datën 27 nëntor 2023, Ambasada e RSH-së në Malin e Zi mbajti pritjen me rastin e ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë pritje morën pjesë Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ambasadorë, gazetarë, përfaqësues nga komuniteti i biznesit, komunitetet fetare, si dhe përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Malin e Zi.
Pas fjalimit të Ambasadores Peto, gjatë pritjes u organizua edhe një program kulturor i cili përfshinte artistë të Shkollës së Muzikës së Shkodrës, valltarë, si dhe u prezantua edhe “xhubleta” e qëndisur nga nënë Tolja, e cila ruhet në fondin e trashëgimisë kulturore të UNESCO.