
Sot më datën 19.11.2015, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Z. Ernal Filo vizitoi stendat e shtëpive botuese nga Shqipëria, "Argeta LMG", "Dituria", të cilat marrin pjesë në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë. Panairi do të jetë i hapur nga në datat 18-22 Nëntor 2015. Në ditën e parë të hapjes së Panairit përshëndeti edhe Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, i cili vuri theksin në bashkëpunimin që do vendosin shtëpitë botuese të të dyja vendeve për të dalë me botime të përbashkëta. Gjatë vizitës Ambasadori Filo bisedoi me drejtorët e shtëpive botuese, me të cilët ra dakord që të vendosin kontakte dhe të organizojmë aktivitete në Mal të Zi për promovimin e botimeve tona.