Ambasadorja e RSH në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, takohet me Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Athinë, z. Jakub Karfìk

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, u prit në një takim kortezie nga Ambasadori i Republikës së Çekisë në Athinë, z. Jakub Karfìk. Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona dhe u rikonfirmua mbështetja e hapur e Çekisë në lidhje me përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. Qeveria çeke ka dhënë e vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30