Ambasadorja Hajdaraga merr pjesë në Ceremoninë e Përkujtimit Ndërkombëtar të Betejës Detare të Salaminës

Në kuadër të “Festimeve Salaminia 2022”, Prefektura e Atikës në bashkëpunim me Bashkinë e Salaminës, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes Greke, zhvilluan ceremoninë solemne të vendosjes së kurorave në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sintagma, për nder të Përvjetorit Ndërkombëtar të Betejës Detare të Salaminës 480 p.e.s.
 
Νë nderim të të gjithë atyre që sakrificuan jetën e tyre në emër të lirisë, kulturës dhe demokracisë, edhe Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga së bashku me Atasheun Ushtarak Kolonel Roland Berzani morën pjesë në këtë Jubile, me vendosjen e një kurore në Monumentin e Ushtarit të Panjohur para parlamentit.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, z. Nikolaos Chardhalias, Prefekti i Qarkut të Atikës, z. George Patoulis, Kryetari i Bashkisë së Salaminës. z. George Panagopoulos, si dhe personalitete të tjera vendase dhe të huaja.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30