Ambasadorja Hajdaraga takohet me Kryetarin e Bashkisë të ishullit Kos, z.Theodhosis Nikitaras

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë të ishullit Kos, z.Theodhosis Nikitaras. Biseda e ngrohtë dhe miqësore, në prani dhe të mediave vendase, u përqëndrua kryesisht rreth komunitetit shqiptar në ishull, çështjeve të integrimit dhe bashkëjetesës si dhe përfshirja më aktive e tyre në zhvillimet lokale.

Ambasadorja Hajdaraga duke falenderuar për mikpritjen, ka vlerësuar faktin e ekzistencës së një numri të konsiderueshëm të shtetasve shqiptarë në ishullin Kos, me kontribute domethënëse në ekonominë vendase. Lidhur me këtë ajo theksoi nevojën për përshpejtimin e procedurave të lejeve të qëndrimit si dhe përfshirjen e shtetasve shqiptarë në Këshillin Bashkiak. Gjithashtu në këtë takim u diskutua rreth:

- Ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe si dhe trashëgimisë kulturore dhe historike;

- Punonjësve sezonalë në sektorin e turizmit;

- Binjakëzimit të Bashkive Tiranë-Kos;

- Mundësive të rritjes së bashkëpunimit mes bashkive Tiranë-Kos në nivelin e pushtetit vendor dhe fusha me interes të ndërsjelltë ;

- Shkëmbimit të përvojave më të mira në fushën e kulturës dhe turizmit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30