Bushati-McAllister: Hapja e negociatave për Shqipërinë me BE-në është në interesin e përbashkët të dy palëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.

Ministri Bushati falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e demonstruar së fundmi dhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tonë, e cila inkurajon rrugëtimin drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit gjatë vitit 2019.

Ministri Bushati e njohu McAllister me ecurinë e reformave prioritare të ndërmarra nga qeveria shqiptare me fokus reformën në drejtësi, duke u ndalur veçanërisht tek zbatimi i vettingut.

McAllister evidentoi se “hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i tërë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit tonë por është në interes të vetë BE-së”.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime  për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00