Bushati në Forumin Rajonal të Bashkimit të Mesdheut: Shqipëria e vendosur në përmirësimin e sigurisë në rajonin Euro-Mesdhetar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në Forumin e Tretë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (BpM), i cili u zhvillua në Barcelonë, më 8 tetor 2018. Ky aktivitet shënon 10-vjetorin e themelimit të këtij organizmi. Synimi i takimit ishte rigjallërimi  i bashkëpunimit euro-mesdhetar, si një përgjigje ndaj sfidave për stabilitetin në këtë rajon.

Në fjalën e tij, ministri Bushati vuri në dukje se zona euro-mesdhetare përballet me sfida të tilla si terrorizmi, radikalizmi, apo migracioni i paligjshëm, adresimi i të cilave kërkon ndërmarrjen e veprimeve kolektive të bashkërenduara. Në këtë kontekst, është e nevojshme, theksoi ministri, që të fokusohemi tek dimensioni i zhvillimit njerëzor, duke ofruar më shumë mundësi ndaj të rinjve dhe duke siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila nuk mund të arrihet me nivelin aktual të integrimit ekonomik të zonës euro-mesdhetare.

Përveç nevojës për një koordinim më të ngushtë të projekteve të Bashkimit për Mesdheun me Strategjinë e BE për rajonin Adriatiko-Jonian, ministri Bushati evidentoi edhe domosdoshmërinë për më shumë sinergji me procesin e para-aderimit të vendeve anëtare të Bashkimit për Mesdheun nga Ballkani Perëndimor, me axhendën e konektivitetit si edhe me Zonën Rajonale Ekonomike të rajonit tonë. Ministri nënvizoi kontributin e Shqipërisë për sigurinë e rajonit euro-mesdhetar.

“Pavarësisht sfidave aktuale, ne besojmë se Mesdheu, si një korridor i madh detar, është një nga rajonet më vitale për zhvillimin e tregtisë dhe duhet të vazhdojë të lulëzojë në botën tonë të globalizuar. Shqipëria mbështet rigjallwrimin e Bashkimit për Mesdheun dhe është e vendosur në vizionin e saj për përmirësimin e sigurisë në rajonin euro-mesdhetar”, theksoi Ministri Bushati.

Në kuadër të Ministerialit të Unionit për Mesdheun, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al Safadi. Ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe intensifikimin e dialogut politik, në kuadrin dypalësh dhe shumëpalësh. Ata ranë dakord për një angazhim më të madh në drejtim të një bashkëpunimi konkret në fushat me interes të ndërsjellët. Ministri Bushati kërkoi mbështetjen e Jordanisë për kandidaturën e Shqipërisë për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023 si dhe për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Gjithashtu, ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në rajonet respektive dhe sfidat globale.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00