Ceremonia e pritjes zyrtare me rastin e shënimit të 111-të Vjetorit të Pavarësisë dhe 79-rë Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Me rastin e 111-të Vjetorit të Pavarësisë dhe 79-rë Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e RSH-së në Greqi organizoi në datën 30 nëntor 2023, në ambientet e Hotel Grand Bretagne, një ceremoni gala me pjesëmarrjen e trupit diplomatik të akredituar në Greqi, zyrtarëve grekë, personaliteteve të artit dhe kulturës shqiptare, grekë dhe të huaj, përfaqësuesve të dhomave greke të tregtisë dhe industrisë, drejtuesve të OJF-ve më në zë si dhe sipërmarrësve të suksesshëm grekë dhe shqiptarë.
Ambasadorja e RSH-së në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, në fjalën e rastit u shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen të pranishmëve të shumtë që ndanë gëzimin dhe rëndësinë e këtyre ditëve historike, në shenjë  miqësise ndaj popullit shqiptar dhe përpjekjeve të tij shumëvjeçare në rrugëtimin drejt demokracisë dhe vlerave evropiane. Duke iu referuar rolit të Shqipërisë në forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkjetesës në rajon, Ambasadorja Hajdaraga theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me vendin fqinj dhe mik, Greqinë si dhe vullnetin për thellimin e marrëdhënieve në interes të dy vendeve dhe rajonit më gjerë.
Atmosfera mikpritëse kulmoi me zërin brilant të të ftuarës speciale, mezzo sopranos Vikena Kamenica,ecila interpretoi këngë nga repertori tradicional shqiptar dhe pjesë të mirënjohura të huaja, duke elektrizuar sallën e tejmbushur me miq të Shqipërisë. Aktiviteti u shoqërua nga performanca e kuartetit të harqeve nën interpretimin virtuoz të instrumentisteve shqiptare, Yllka Pine.....
Mbrëmja artistike u plotësua me elementë të traditës shqiptare, si veshje popullore, punime artizanale, foto dhe piktura nga viset tona, si dhe aroma ushqimesh dhe pije të kantinave shqiptare.
Bukurinë kësaj mbrëmje ia shtoi grupi i vajzave shqiptare të veshura me veshjet e traditës, të ardhura posaçërisht nga Tirana, nën kujdesin e znj. Edlira Sulaj.
Një falenderim i veçantë për suksesin e kësaj ceremonie gala i shkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH-së, për rëndësinë dhe kujdesin e veçantë që i kushton imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve.Gjithashtu mirënjohje për kontributorët shqiptarë dhe grekë, që mbështetën idenë dhe bënë të mundur realizimin e një aktiviteti dinjitoz.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00