Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë zhvillon takim me Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve të Greqisë, z. Adonis Georgiadis

Në Ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve të Greqisë, delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë i kryesuar nga z. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u prit në një takim nga Ministri, z. Adonis Georgiadis.

Në takim u theksua se është momenti që të thellohet akoma më shumë bashkëpunimi ekonomik, si një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si: në bashkëpunimin mes dhomave të tregtisë, në fushën e investimeve, të energjisë dhe sidomos atë të turizmit.

Ministri Georgiadis ra dakord që, në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare, të organizojë një aktivitet me pjesëmarrjen e grupeve të biznesit të të dyja vendeve, në fusha me interes parësor.   

Gjithashtu, u nënvizua se Bashkimi Evropian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se të dy vendet duhet të jenë vigjilente për t’i shfrytëzuar këto projekte, në fushën e energjisë, interkonjeksionit, etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30