Forumi i Biznesit Shqipëri-Greqi dhe takime B2B

Athinë, 18.11.2022.
Është realizuar me sukses Forumi i Biznesit Shqipëri-Greqi me pjesëmarrjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Enterprise Greece si dhe delegacioneve përkatëse të sipërmarrësve nga të dy vendet.
Këtë aktivitet me interes të veçantë për marrëdhëniet ekonomike e tregtare dypalëshe e kanë përshëndetur Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj, Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve të Republikës Helene, z.Adonis Georgiadis, Zëvendës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të  RSH-së, znj.Megi Fino dhe Zëvendës Ministri i Jashtëm grek për Diplomacinë Ekonomike dhe Hapjen, z.Kostas Fragkogiannis, në fjalën e të cilëve u evidentuan lidhjet e thella historike strategjike mes dy vendeve fqinjë, partneriteti strategjik si dhe domosdoshmëria për forcimin akoma më tej të marrëdhënieve ekonomiko- tregtare. Në këtë kuadër, janë propozuar plane konkrete mbi vizita të ndërsjella në nivel politik dhe tê misioneve të biznesit.
Mbi rëndësinë strategjike të lidhjeve tregtare Shqipëri-Greqi dhe nevojën e zgjerimit të mëtejshëm të tyre, me projekte dhe nisma të përbashkëta, folën Kryetari i DHTIT, z.Nikolin Jaka dhe Kryetarja e DHTIA, znj. Sofia Kounenaki Efraimoglou, të cilët nga ana e tyre nxitën përfaqësuesit e bizneseve të rrisin interesin tregtar për tregjet respektive.
Një prezantim të gjerë mbi faktorët favorizues për investimet dhe legjislacionet përkatëse realizuan Drejtoresha e Investimeve e AIDA, znj.Mileva Meksi dhe Drejtori i Industrisë së Promovimit të Investimeve, Logjistikës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Enterprise Greece, z.Elias Eliades.
Në kuadër të këtij Forumi janë nënshkruar dy Marrëveshje Mirëkuptimi, midis:
• Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë-Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Athinë, nga kryetarët respektivë z. Nikolin Jaka dhe znj. Sophia Efraimoglou Kounenakis
• Agjencive të Investimeve, AIDA-Enterprise Greece, respektivisht nga. Z. Sokol Nano, Drejtues Ekzekutiv i AIDA dhe z. Marinos Giannopoulos, CEO, Enterprise Greece
Në mbyllje të aktivitetit u zhvilluan takime B2B midis sipërmarrësve shqiptarë dhe grekë, me një pjesëmarrje të gjerë dhe nga fusha të larmishme aktiviteti.
Ambasada e RSH-së Athinë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet relevante publike të dy vendeve, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Athinës, agjencitë e zhvillimit të investimeve AIDA  dhe Enterprise Greece, shpreh kënaqësinë e veçantë për realizimin me sukses të këtij Forumi, i cili risjell nê fokus domosdoshmërinë e bashkëpunimit të lartë rajonal në përgjjithësi dhe midis dy vendeve tona në veçanti, si dhe rolin e diplomacisë ekonomike si katalizator zhvillimi.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00