Mbi “Forumin e Ballkanit 2021” në Selanik

Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga përshëndeti “Forumin e Ballkanit 2021”, organizuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë, ku ndër të tjera theksoi se “Shqipëria ndan solidaritetin me vendet e SEECP-së për përballimin e sfidave të lidhura me pandeminë Covid-19 dhe vlerëson efektet pozitive të nismave rajonale në këtë periudhë pandemie. Roli i SEECP-së mbetet i rëndësishëm në promovimin dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, i mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Shqipëria përgëzon Strategjinë e RCC të Evropës Juglindore 2030, e fokusuar në shtyllat vendimtare të bashkëpunimit rajonal: zhvillimi i qëndrueshëm, rritja ekonomike dhe prosperiteti, me besimin e plotë se do të ndikojë ndjeshëm në transformimin e rajonit tonë. Suksese Kryesisë Greke të SEECP-së në realizimin e objektivave të saj!”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30