Krenari për flamurin dhe të rinjtë që nderojnë Shqipërinë dhe familjet e tyre si studentë të shkëlqyer në universitetet ndërkombëtare. Disa prej tyre u diplomuan me sukses në Kolegjin Amerikan të Greqisë. Bashkë me dhjetra studentë të tjerë ndërkombëtarë ata u nderuan në një ceremoni të bukur diplomimi ku mori pjesë Ambasadorja Hajdaraga.