Mbi ceremoninë e hapjes së kursit të ri të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Halkidha, Evia

Ambasadorja e RSh-së në Athinë, znj.  Luela Hajdaraga së bashku me Oficeren Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj morën pjesë në ceremoninë e hapjes së kursit të ri të mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët të komunitetit shqiptar në Halkidha të Evias.

Hapja e këtij kursi u realizua falë përpjekjeve të vazhdueshmre të znj. Shpresa Rajta, Drejtuese e Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Evia dhe anëtarëve të saj, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë midis shoqatës, Ambasadës dhe pushtetit vendor.
 
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtoresha e Liceut të Përgjithshëm grek ku do të zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe, znj. Maria Mattheu, Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, z. Ermal Sulaj, Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, z. Pierin Lleshi, Kryetarë dhe anëtarë të shquar të komunitetit, prindër, nxënës, të cilët dhanë mbështetjen e tyre për këtë aktivitet.
 
Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadorja znj. Hajdaraga, e cila pasi përgëzoi shoqatën për këtë iniciativë, vuri në dukje se ruajtja dhe promovimi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare përbën prioritet të rëndësishëm për Ambasadën, ndërsa theksoi se e drejta e të mësuarit gjuhën amtare është detyrë jo vetëm e mjedisit familjar dhe atij shkollor, por gjithashtu detyrë e vendit amë dhe shtetit pritës.
 
Ju informojmë se mësimdhënia e gjuhës shqipe në Halkidha do të zhvillohet çdo të dielë, ora 10:00 - 12:00. Për më tepër informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë Shoqatën e Emigrantëve Shqiptarë në Evia në linkun https://www.facebook.com/shoqataevias.
 
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë për të gjithë: nxënës-mësues-prindër!
 
Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30