Mbi dorëzimin e Letrave Kredenciale të Ambasadores znj. Luela Hajdaraga në Republikën e Armenisë

Armeni - Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin Presidencial në Yerevan, Ambasadorja, Sh.S. Znj. Luela Hajdaraga i dorëzoi Presidentit të Armenisë, Sh.T. Z. Vahagn Khachaturyan, Letrat Kredenciale si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Armenisë, me rezidencë në Athinë.
 
Me këtë rast, Presidenti Khachaturyan dhe Ambasadorja Hajdaraga ndanë vlerësime të përbashkëta mbi marrëdhëniet e mira Armeni-Shqipëri, si dhe shprehën vullnetin e përbashkët për t'i forcuar më tej ato, nëpërmjet një bashkëpunimi konkret, në rritje, në fusha si: ekonomia, tregtia, investimet, arsimi, turizmi dhe kultura, bazuar në potencialet ekzistuese, dhe në interes të të dy vendeve dhe popujve.
 
Presidenti Khachaturyan i uroi Ambasadores Hajdaraga shumë suksese në misionin e saj të lartë, duke e siguruar për mbështetjen e tij.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30