Konsolidimi i marrëdhënieve kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon çdo ditë edhe më shumë.
Zëvëndës Ministrja e Kulturës znj. Meri Kumbe dhe Ambasadorja znj. Lulea Hajdaraga zhvilluan një vizitë në Qendrën e Kulturës Fondacionin Stavros Niarchos në Athinë, ku u pritën nga Drejtori i Koordinimit Artistik i Teatrit Kombëtar të Operas të Greqisë, z. Panaghis Pagoulatos.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit artistik dhe kulturor mes dy institucioneve, realizimin e përbashkët të performancave të artistëve të të dy vendeve, krijimin e një kalendari eventesh për të mbështetur projekte të përbashkëta etj. Bashkëfolësit ndanë të njëjtin mendim për nënshkrimin e Protokollit të bashkëpunimit mes dy institucioneve kulturore, protokoll, i cili do të formalizohet gjatë vizitës që Drejtoresha e TKOB do të zhvillojë së shpejti në Athinë.
Marrëveshja do të krijojë mundësitë më të mira për bashkëpunimin artistik dhe do të mundësojë një shkëmbim kulturor të kënaqshëm ndërmjet dy vendeve.