Të nderuar qytetarë,
Në kuadrin e zbatimit të Platformës së Shërbimit Konsullor Online, projekt i cili ka filluar që më datë 16 janar 2017, ju njoftojmë se:
Duke filluar prej datës 1 maj 2017 të gjitha shërbimet konsullore, sipas listës bashkëlidhur, nga të cilat 23 shërbime duhet të ofrohen vetëm online, ndërsa për 13 shërbimet e tjera vetëm për finalizimin e shërbimit, ku prezenca para konsullit është e domosdoshme.
Platforma e Shërbimeve Konsullore Online ofron aplikime online për 36 shërbime konsullore
23 NGA KËTO SHËRBIME DO TË KRYHEN TËRËSISHT ONLINE SHËRBIMET DO TI DËRGOHEN QYTETARIT ME POSTË TË PARAPAGUAR NGA ANA E TIJ
|
13 SHËRBIMET Që QYTETARI DO TË PARAQITET VETËM NJË HERË PËR TË FIRMOSUR (NË AMBASADAT DHE KONSULLATAT E RSH-së) |
Aplikim për Asistencë të Përgjithshme |
Aplikim për Shtetësi shqiptare me dhënie |
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të humbur |
Aplikim për Shtetësi shqiptare me njohje |
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të ndaluar/ burgosur |
Aplikim për Rifitim shtetësie shqiptare |
Aplikim për Leje Transport Trupi |
Aplikim për Lënie Shtetësie shqiptare |
Aplikim për Regjistrim fëmije |
Aplikim për Lidhje Martese me shqiptar |
Aplikim për Çertifikatë Lindje |
Aplikim për Lidhje Martese me të huaj |
Aplikim për Regjistrim Martese |
Aplikim për Prokurë të Posaçme |
Aplikim për Çertifikatë Martese |
Aplikim për Deklaratë Noteriale |
Aplikim për Regjistrim Vdekje |
Aplikim për Autentifikim Nënshkrimi |
Aplikim për Çertifikatë Vdekje |
Aplikim për Procesverbal |
Aplikim për Çertifikatë Familjare |
Aplikim për Kartë ID dhe Pasaportë |
Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio) |
Aplikim për Vërtetim konsullor Identiteti |
Aplikim për Ekstrakt dokumenti (Dublikatë) |
Aplikim për Vizë |
Aplikim për Njehsimin e kopjes me origjinalin |
|
Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat personale |
|
Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta |
|
Aplikim për Vërtetim çertifikatë lindje |
|
Aplikim për Vërtetim çertifikatë Martese |
|
Aplikim për Vërtetim çertifikatë familjare |
|
Aplikim për Vërtetim konsullor i ndryshëm |
|
Aplikim për Përkthim |
|
Aplikim për Legalizimin e dokumenteve |
|
Aplikim për Leje Kalimi |
|
Shërbimet konsullore tani mund t’i merrni online nëpërmjet Platformës së Shërbimeve Konsullore Online si më poshtë:
- Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme
http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online
- Në faqen e Ambasadave dhe Konsullatave
Klikoni tek Shërbimi Konsullor Online |
- Në Portalin ndërqeveritar E-Albania
https://e-albania.al/sherbimet-rezultatet.aspx?search=mpj
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,
Ambasada e RSH, Athinë