Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, z. Bledar Çuçi takohet me homologun e tij grek, z. Mavroudis (Makis) Voridis

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi zhvilloi një tjetër takim me Ministrin e Brendshëm të Greqisë  Mavroudis (Makis) Voridis, me të cilin pati rastin të diskutojë, në një frymë shumë bashkëpunuese, mbi sfidat e përbashkëta të qeverisjes vendore në të dy vendet, si dhe koordinimin për të përfituar prej programeve të Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e këtij potenciali për investime publike, apo edhe për përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve. Greqia, si vend i BE-së, siguroi dhënien e përvojës së saj në këtë drejtim.

Ministritë e Brendshme konfirmuan se do të angazhohen për të lehtësuar në maksimum procesin dhe do të ofrojnë të gjithë asistencën e nevojshme.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30