Ministri i Brendshëm z. Bledar Çuçi takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi

Me kërkesën e Ministrit të Brendshëm z. Bledi Çuçi dhe, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë, u zhvillua një takim me drejtues të shoqatave dhe organizatave jo-fitimprurëse të komunitetit shqiptar në Greqi. 
 
Ministri Çuçi informoi mbi vizitën e tij zyrtare dhe takimet me homologët grekë. Ai theksoi se në qendër të këtyre takimeve ishte komuniteti shqiptar në Greqi - arritjet, vlerat dhe kontributi i tij në shoqërinë greke, por edhe problematikat aktuale që e shqetësojnë këtë komunitet, me qëllim zgjidhjen e tyre. 
 
Më pas, në një bashkëbisedim interaktiv dhe konstruktiv u trajtuan disa çështje shqetësuese për komunitetin shqiptar. Ministri Çuçi dhe Ambasadorja Hajdaraga dhanë shpjegime lidhur me ecurinë e disa prej çështjeve, duke siguruar njëkohësisht për angazhimin maksimal të institucioneve që ata drejtojnë, për të bërë të mundur zgjidhjen e tyre.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30