Në datën 21 Maj 2017, ne shkollën Moraitis në Athinë, nën kujdesin e LAASA (një organizatë joformale e ambasadorëve dhe bashkeshortëve të tyre të akredituar në Athinë), Ambasada Shqiptare në Greqi mori pjesë në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar të Ushqimit. Tradita e kulinarisë shqiptare u prezantua nga Shoqata "Elbasani në Emigracion". Të pranishmit shijuan traditën e kuzhinës së Elbasanit që ishin përgatitur me deshirë e përkushtim nga z. Andrea Ferizi.
Gjatë këtij aktiviteti, më shumë se 30 ambasada pjesëmarrëse janë thirrur për të prezantuar traditat e tyre kulturore duke demonstruar shijet tradicionale të kuzhinës nga vendet e tyre në një performancë ndërkombëtare kulturore dhe muzikore.
Shqipëria kishte një përfaqësim dinjitoz nga Shoqata “Elbasani në Emigracion”, e cila, prezantoi disa nga aromat e traditës nga Elbasani ku mikpritja, ngrohtësia dhe organizimi i mirëfilltë ishin disa nga përshtypjet e para që shijonin vizitorët në pavionin shqiptar.
Një nga vizitorët që u ndal dhe tregoi interes për pavionin shqiptar ishte edhe bashkëshortja e Presidentit të Republikës Helene, Zonja e Parë dhe Presidente nderi e LAASA.
Të ardhurat nga ky aktivitet do t'i dhurohen OJQ-së "PNOE", me qellim mbështetjen e femijëve të sëmurë që ndodhen në terapi intensive (www.pnoe.gr).