Saktësimi i adresës të vendbanimit tani online

Për të gjithë shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se saktësimi i adresës nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, tashmë mund të bëhet online përmes platformës "e-albania", pa pasur nevojën për t'u paraqitur në zyrat e Gjendjes Civile. Çdo shtetas shqiptar i cili ka një adresë të pasaktësuar ende, mund ta saktësojë atë duke u loguar në platform ën "e-albania" me kredencialet e tij, ku një nga rubrikat që shfaqet aty është edhe ajo e saktësimit të adresës.

Gjithçka që duhet të bëni, është të logoheni në platformën online 'e-Albania', ku më pas do të informoheni për të gjitha hapat tjera që duhen ndjekur.

Lehtësimi i procedurave të tilla ju shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresë.
Tashmë saktësimi bëhet më i lehtë se kurrë me platformën https://e-albania.al. Shikoni hapat që duhet të ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/501465083222550/posts/3590596510976043/

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30