Takim me Kryetarin e Bashkisë Hania z. Simandirakis, Sekretarin e Përgjithshëm z. Fragiadakis dhe Nënkryetaren znj. Zervoudaki

Hania - Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, Kryetari i “Komunitetit Shqiptar Hania”, z. Afrim Avdiaj dhe Kryetari i Shoqatës “Emigrantët Shqiptarë ne Hania”, z. Klement Osmanllari, ka zhvilluar një takim në mjediset e Bashkisë Hania, me Kryebashkiakun, z. Panagiotis Simandirakis, Sekretarin e Përgjithshëm, z. Giorgos Fragiadakis dhe Nënkryetaren për Politikën Sociale, znj. Eleni Zervoudaki.
 
Në qendër të bisedimeve ishin:
 
- Mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes bashkive Tiranë-Hania në nivelin e pushtetit vendor dhe fusha me interes të ndërsjelltë;
- Çështjet e integrimit dhe bashkëjetesës me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Hania;
- Çështje ligjore që lidhen me lëshimin/rinovimin e lejes së qëndrimit;
- Punonjësit sezonalë në sektorin e turizmit;
- Ruajtja dhe promovimi i gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore dhe historike;
- Vendosja e një linje ajrore të re të drejtëpërdrejtë mes Tiranës dhe Kretës;
- Binjakëzimi i Bashkive Tiranë-Hania;
- Shkëmbimi i përvojave më të mira në fushën e kulturës dhe turizmit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30