Në Bashkinë e Athinës – Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një takim shumë miqësor me Kryetarin e Bashkisë, z. Kostas Bakoyannis.
Gjatë takimit u vlerësua roli i Bashkisë dhe i Kryetarit Bakoyannis në mbështetje të komunitetit shqiptar, të lehtësimit të integrimit të tij në shoqërinë greke, zgjidhjes së problemeve, por edhe në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqipe. Në këtë kontekst, vëmendje të veçantë iu kushtua ecurisë së çështjes të hapjes së një Qendre Kulturore për komunitetin shqiptar në Athinë.