Takim me Kryetarin e Bashkisë së Rodosit, z. Andonis Cambourakis

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj dhe Kryetari i shoqatës “Zëri i Emigrantit në Rodos”, z. Ari Kasapi, janë pritur në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Rodosit, z. Andonis Cambourakis.
 
Gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në nivelin e pushtetit vendor, për integrimin sa më të mirë të komunitetit shqiptar me banim në Rodos, për zgjerimin e bashkëpunimit midis qytetit të Rodosit dhe Shqipërisë në fushën e turizmit dhe atë ekonomike, për adoptimin e praktikave më të mira për zhvillimin e investimeve, si dhe për të punuar së bashku me projekte konkrete.
 
 Ambasadorja Hajdaraga, pasi falënderoi Kryetarin për mbështetjen e Bashkisë për komunitetin shqiptar në Rodos, kërkoi një mbështetje dhe më të madhe në drejtim të krijimit të lehtësirave për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, përmes lëshimit të ambjenteve të posaçme për zhvillimin e kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe ambjenteve për zhvllimin e aktiviteteve kulturore.
 
Kryetari i Bashkisë premtoi plotësimin e kësaj kërkese.
 
Në takim morën pjesë gjithashtu, Nënkryetari i Bashkisë dhe Nënkryetar për Arsimin, Edukimin Parashkollor dhe Imigracionin, z. Stratos Karikis, dhe Këshilltarja e Kryetarit për Cështjet Kulturore dhe Ndërkombëtare, znj. Despina Hatzidiakou.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30