Takim me Presidentin e Unionit të Dhomave të Tregtisë të Republikës së Greqisë, z. G. Hatzitheodhosiou

Takimi me Presidentin e Unionit të Dhomave të Tregtisë të Republikës së Greqisë, z. Gianni Hatzitheodhosiou, konfirmoi edhe një herë vullnetin e mirë të Shqipërisë dhe Greqisë në drejtim të krijimit të hapësirave të përbashkëta e të nevojshme tregtare, për të shfrytëzuar më së miri mundësitë ekonomike që ofrojnë dy vendet tona.

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për nxitjen e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis institucioneve të linjës dhe organizatave përfaqësuese të biznesit në të dy anët e kufirit.

“Ne ftojmë të gjithë sipërmarrësit dhe  bizneset greke të investojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare dhe t’a konsiderojnë Shqipërinë si pjesë të tregut potencial rajonal”, - u shpreh gjatë takimit Ambasadorja Hajdaraga.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30