Takimi i Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi me homologun e tij grek Nikos I. Panagiotopoulos në Athinë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij grek, z. Nikos I. Panagiotopoulos.
 
Gjatë këtij takimi, Ministrat vlerësuan bashkëpunimin tërësor mes dy vendeve, dhe shprehën angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e Mbrojtjes, duke u ndalur në fushat e arsimimit dhe edukimit ushtarak, shëndetësisë, stërvitjeve të përbashkëta si dhe angazhimeve në Ballkan. 
 
Gjatë bisedimeve, të cilat u zhvilluan në një atmosferë tepër miqësore, u ndanë mendime lidhur me sigurinë dhe stabilitetit në rajonin e gjerë si dhe perspektivën europiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, u diskutua mbi situatën aktuale të sigurisë në Mesdheun Lindor - me fokus zhvillimet në Ukrainë - ku u theksua se të dy vendet dënojnë shkeljen flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme humanitare dhe ushtarake për Ukrainën.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30