Vizitë zyrtare e Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja: Për një dimension të ri në bashkëpunimin shqiptaro-grek në fushën e drejtësisë

Në takimin me Ministrin e Drejtësisë, z. Kostas Tsiaras u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë - në një kohë kur Shqipëria ka hapur negociatat me BE-në dhe së shpejti do të nisë negociatat për Kapitullin 23.

Ministrat diskutuan dhe ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin në fushën e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, në luftën kundër krimit, për mbështetjen greke për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë dhe hartimin e projekteve të përbashkëta të mbështetura nga fondet e BE-së.  

Ministri grek shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencë teknike në fushën e drejtësisë digjitale dhe menaxhimit të çështjeve gjyqësore, për rritjen e nivelit të ekspertizës dhe përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që dalin nga Shkolla e Magjistraturës - ku ka tashmë një bashkëpunim të mirë, të ekspertëve ligjorë apo nëpunësve gjyqësorë, si edhe lidhur me metodat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Κy takim çeli rrugën për takime të ardhshme të ekipeve shqiptare dhe greke në nivel teknik, me një agjendë konkrete.

Ministri Tsiaras siguroi mbështetje të plotë për integrimin evropian të Shqipërisë, për vazhdimësinë e reformave në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, në interes të shoqërisë shqiptare dhe qytetarëve të saj.

Në këtë takim, Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja shoqërohej nga Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30