Vizita e Ambasadores Hajdaraga në shkollën e gjuhës shqipe në Tavroniti

Hania - Gjatë vizitës në Kretë, Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdarga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, ka vizituar ambjentet e shkollës së gjuhës shqipe në Tavroniti, ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë Platania, z. Giannis Malandrakis, drejtuesin e kursit, z. Elvir Belba, si dhe me mësueset, znj. Vera Brozi dhe Afërdita Marku.
 
Kryetari Malandrakis i uroi Ambasadores Hajdaraga suksese në misionin e saj dhe vlerësoi angazhimin e saj për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Ambasadës dhe Institucioneve të Kretës.
 
Ambasadorja, falënderoi mësueset për punën e përkushtuar dhe kontributin e çmuar në ruajtjen, promovimin dhe përçimin tek brezat e rinj, të dijes, të edukimit, të vlerave shqiptare dhe gjuhës shqipe, dhe siguroi se ruajtja dhe mbrojtja e gjuhës sonë amtare, është detyrë parësore e Ambasadës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30