Zhvillohet takim me mësuesit e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në kuadër të hapjes së vitit të ri 2023-2024

Me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, së bashku me Oficeren e Diasporës, znj. Joneda Dodaj zhvilloi një takim virtual me mësuesit e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, gjatë së cilit u diskutua mbi mbarëvajtjen e mësimdhënies të gjuhës shqipe, forcimin e bashkëpunimit midis Ambasadës me mesuesit, si dhe u dakordësua mbi koordinimin për zhvillimin e trajnimeve, seminareve dhe projekteve të ardhshme.

Në këtë takim morën pjesë dyzetë e dy mësues, si dhe nderuan me pjesëmarrjen e tyre znj. Mimoza Hysa, Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Botimeve për Diasporën pranë MAS dhe znj. Anila Ferizaj, Përgjegjëse e Sektorit për Gjithëpërfshirjen dhe Minoritetin pranë Drejtorisë së Politikave të Arsimit Paruniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Hajdaraga shprehu mirënjohje për punën me përkushtim të mësuesve në mësimdhënien e gjuhës amtare, dhe siguroi mbështetjen e pakursyer të Ambasadës për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe vlerave shqiptare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30