Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, znj. Donika Gërvalla, zhvillon takim me komunitetin shqiptar

Në kuadër të vizitës në Athinë, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, znj. Donika Gërvalla, zhvilloi një takim mbresëlënës të organizuar nga Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva, me figura të spikatura dhe personalitete të Komunitetit Shqiptar.

Gjatë takimit u diskutua për inkurajimin dhe avancimin e marrëdhënieve mes vendeve, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, me fokus të veçantë mësimin e gjuhës shqipe.

Duke u ndalur tek rivitalizimi i komunitetit shqiptar pasqyruar në aktivitetet e shumta ekonomike dhe kulturore, të pranishmit ndanë të njëjtin mendim për përmirësimin e dukshëm të shërbimeve konsullore për komunitetin, rritjen e numrit të klasave të mësimit të gjuhës shqipe si dhe shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe.

Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, e pranishme në takim, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndër të tjera edhe bashkëpunimin me instuitucionet penale për shqiptarët që vuajnë dënimin në këto institucione. 

Për znj. Hajdaraga, fokusi i Ambasadës për 2022 do të jetë bashkëpunimi dhe negociimi me institucionet greke për nënshkrimin e marrëveshjes për pensionet, lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit, diplomacia ekonomike, si dhe ngritja e qëndrës kulturore si një vëmëndje e shtuar për komunitetin shqiptar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30