Bashkëpunimi policor ndërmjet dy vendeve forcon sigurinë e qytetarëve

Markopoulo - Në kuadër të përfundimit me sukses të programit të trajnimit të ekipit RENEA të policisë shqiptare në ambientet e Njësisë Speciale Antiterroriste Greke (EKAM), Ambasadorja e RSH-së në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Ndërlidhëse Policore e Ambasadës, Kryekomisare znj. Eva Kollobani mori pjesë në stërvitjen e përbashkët demonstrative e Forcave Speciale RENEA dhe Forcave Speciale EKAM, në prani të Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve të Republikës së Greqisë, z. Takis Theodorikakos.

Qëllimi i trajnimit ishte rritja e nivelit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis këtyre strukturave të specializuara për parandalimin dhe eliminimin e sulmeve terroriste. Ky program është një shembull tjetër i zgjerimit të bashkëpunimit policor mes Shqipërisë dhe Greqisë, me synim mbrojtjen e shtetit ligjor dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët.

Duke folur për rëndësinë e kësaj stërvitjeje, Ministri z. Theodhorikakos u shpreh: “Këto lloj aktivitetesh dhe bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve, rrisin aftësinë luftarake të drejtuesve të të dy njësive, forcojnë ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të bashkëpunuar në rast të bashkëpunimit ndërkufitar, ndërkohë që arrihet një shkallë e lartë gatishmërie për të përballuar sfidat e mjedisit operativ modern. Këto përpjekje janë vendimtare për forcimin e përgjithshëm të sigurisë së brendshme në të dy vendet”.

Ambasadorja Hajdaraga, falënderoi Ministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve për mikpritjen dhe bashkëpunimin dhe theksoi se "ky bashkëpunim do të forcojë sigurinë dhe gjithashtu marrëdhëniet e dy vendeve".

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00