Takim me kolegët koreanë

Në datën 1 shtator 2021, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hadaraga e shoqëruar nga znj. Elvira Isufi, Ministër Fuqiplotë u takua me Ambasadorin e Koresë së Jugut në Athinë, z. Jung Il Lee, i cili shoqërohej nga z. Nam Hyuk Kim, Këshilltari i Ambasadës.

Në këtë 30 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, takimi ishte një mundësi e mirë për të diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit për nismat e përbashkëta, shkëmbimin e përvojave, si edhe për zhvilluar me tej lidhjet mes vendeve tona.

Ambasadorja Hajdaraga vlerësoi se, ky takim ishte një shenjë domethënëse miqësie mes vendeve tona dhe se dy ambasadat mund të japin një kontribut shumë të mire për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30