Vizitë në atelienë e skulptorit të talentuar Ilirian Shima

Në datën 5 shtator 2021, Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, znj. Lulea Hajdaraga vizitoi atelienë e skluptorit Ilirian Shima. Z. Shima është mjeshtër i punimit të mermerit, drurit, qeramikës dhe metalit.

Krijmtaria e z. Shima, ofron një alternativë ndryshe artistike  duke tërhequr vëmëndjen e artëdashësve vendas.

Skluptori Ilirian Shima njihet edhe për aplikimin e sistemit zanoro-skulptural, aplikim që është pëlqyer në ekspozitën më të madhe të Europës në Berlin, ''IFA'' me punimin “The sound of art". Po aq sukses pati edhe punimi tjetër i këtij zhanri "Ballada e Ilirit".

Në tempullin e artit të mjeshtrit Shima,  u shpreh ambasadorja  znj. Hajdaraga, ndjen fuqinë e skulptorit me kapacitet të lartë krijues, rrugëtimin e tij në vite, ndryshimin apo më saktë transformimin e tij nga një student i shkëlyqer i Institutit të Arteve në Tiranë, në artistin potencial të artit konteporan

Iliriani, gjithashtu ka patur sukses me kompozimin e portretit të Nënë Terezës, si dhe bustin e Homerit të vendosur në San Torini, një nga destinacionet turistike kulturore të ishullit më të famshëm turistik të Greqisë.   

Ekspozita e parë e mjeshtrit Shima starton më 1991 duke u ndjekur më pas nga ekspozita të tjera në 2001, 2002, 2004, 2006, 2007, 2008 si në galeritë e Athinës, ashtu edhe në galeritë evropiane dhe ato amerikane.

Performanca e tij artistike është e njohur jo vetëm në rrethet artistike greke, por edhe ato shqiptare. Më 2012, u shpall fitues i konkursit për nder të Kongresit të Lushnjës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30