Zhvillohet aktivitet me mësuesit vullnetarë të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi

Për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e dhjetra brezave të komunitetit shqiptar në Greqi, në përvjetorin e ditës së hapjes së shkollës së parë shqipe, Ambasada organizoi një aktivitet me mësuesit vullnetarë të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi. Në aktivitet, ishin të pranishëm nismëtarët e shkollës së parë shqipe në Greqi, mësues të brezave të ndryshëm, përfaqësues së Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë, etj.

Duke vlerësuar punën e përkushtuar dhe misionin fisnik të mësuesve, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, theksoi se ata kanë luajtur dhe luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e gjuhës shqipe nga njëri brez tek tjetri. 

Aktivitetin e përshendetën mësuesit pionere, përfaqësues të Lidhjes së Mësuesve të Gjuhës shqipe, nismëtare të shkollës së parë, të cilët e vunë theksnin në nxitjen e brezit të ri për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe mbështetjen e mësuesve për rritjen e mëtejshme të numrit të klasave.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, për punën e tyre dhjetra vjeçare, Ambasada shpërndau Certifikata Mirënjohje.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30